Pas fitores 3:1 ndaj Izraelit, përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, synon një tjetër triumf në përballjen ndaj Kosovës të dielën në Vjenë.
Kosova vjen në këtë sfidë pas fitores 1:0 ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve, ndërsa Rangnick e pret një duel të vështirë.
“Duam që fitores ndaj Izraelit t’ia bashkojmë edhe fitoren ndaj Kosovës”, ka deklaruar trajneri austriak.
Rangnick ka folur edhe për marrëdhënien e mirë me përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, të cilin e zëvendësoi në stolin e Austrisë.
“Jam takuar disa herë me të në vitet e fundit. Kaloj shumë mirë me të. Ai është një person humë i këndshëm, jashtëzakonisht kolegë i këndshëm”
Kosova do të takohet kundër Austrisë në stadiumin “Ernst Hapel Stadion”në Vjenë të dielën me fillim nga ora 18:00.