Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.
Ky vendim mes trajnerit dhe klubit ka ardhur para pak kohe. E tash kanë nisur të spekulohet se kush mund ta marr drejtimin e “Bavarezëve”.
Gjatë ditës së sotme kanë dal lajmet se gjasat më të mëdha për ta marr drejtimin e Bayernit është Ralf Rangnick, gjatë kësaj vere që po vjen.
Ekipi gjerman po diskuton detajet përfundimtare me Rangnick në mënyrë që të përfundojë marrëveshjen shumë shpejt, por kanë mbetur edhe disa gjëra për t’i qartësuar.
“Bayerni është “në bisedime shumë të mira” me Rangnickun”, ka thënë presidenti i klubit bavarez Herbert Hainer pas barazimit 2:2 me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Madje, edhe Ralf ka deklaruar se dëshira e tij e madhe është ta drejtoj gjigantin gjerman.
Deri tash janë diskutuar pjesa kryesore e pikave rreth projektit, ndikimit të menaxherit për nënshkrimet/largimet, me palët që pothuajse kanë përputhje të plotë.
Momentalisht, Rangnick po e drejton Austrinë dhe do të jetë në dispozicion pas Evropianit.
Trajneri gjerman më parë ka drejtuar Manchester Unitedin, RB Leipzigun, Schalken, Hoffenheimin, Hannoverin, Stuttgartin e disa skuadra të tjera gjermane.
Ekipin tash është duke e udhëhequr Thomas Tuchel, por nën drejtimin e tij baraverëz nuk kanë pasur rezultate të mira.
Janë eliminuar nga kupat shtetërore, e po ashtu kanë humbur titullin e kampionit në Bundesliga pas një kohe të gjatë.
Në krahun tjetër, janë në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Kanë arritur deri në gjysmëfinale, aty kanë barazuar ndeshjen e parë ndaj Real Madridit.