Saturday, 24. October 2026
Sport

Rama dënon djegien e shilteve para Kryeministrisë: Partia Demokratike është “mëma e dhunës”

GS 24/10/2026 2 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka dënuar djegien e shilteve të vendosura mëngjesin e sotëm si simbolikë e kërkesës për dialog.  Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë e ka cilësuar Partinë Demokratike si vatrën kryesore të tensioneve dhe akteve vandalizuese në kryeqytet, referuar edhe djegies së shilteve nga protestues të opozitës.

Në reagimin e tij, Rama theksoi se veprimet e ndërmarra nga protestuesit tregojnë fytyrën e vërtetë të opozitës, të cilën e akuzoi drejtpërdrejt për nxitjen e dhunës dhe cenimin e hapësirave publike.

Ai nëvizoi se shkatërrimi i simboleve të dialogut, shilteve të vendosura rreth sofrës përballë godinës qeveritare mban autorësinë e qartë të forcave politike që mbështesin destabilizimin.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, shkruan Edi Rama.

/rtsh.al/

Teilen: