• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rama: Do të mbështesim Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

09/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka fituar të drejtën t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, por disa nga disiplinat e këtyre lojërave do të zhvillohen në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Tirana priti këtë të shtunën anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, i cili tha se është të presë anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar.

“Është hera e parë që kemi nderin që të mirëpresim miq kaq të nderuar nga bota e sportit. Nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga tre kontinente dhe Tirana është kryeqyteti Europian i sporteve për vitin 2023, kështu që festojmë prezencën tuaj në Shqipëri. Do doja të sigurohesha që ju jeni mirëpritur mirë dhe garancia jonë është z.Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar. Në saj edhe të tij po bëhet një punë shumë e mirë”.

Rama ka theksuar se do të mbështesë Kosovën për organizimin e këtyre lojërave.

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetarë të vitit 2030. Dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin në Shqipëri, në Prishtinë dhe në Durrës, do të jemi shumë krenar për vendimin që është marrë”, ka thënë fillimisht Rama.

“E dimë që ky vendim nuk është shumë i lehtë për ju, por ju merrni vendime si njerëz të sportit se nëse do ishit njerëz të politikës nuk do ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim”. /Lajmi.net/

Next Post

Llapi me epërsi të dyfishtë ndaj Ballkanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.