Ylber Ramadani është optimist i madh sa i përket mbijetesës së Lecces në Serie A të Italisë.
Lecce, aktualisht renditet në pozitën e 18-të në tabelë me 24 pikë dhe është në luftë të ashpër për të siguruar mbetjen në Serie A edhe zeonin e ardhshëm.
Futbollisti i Shqipërisë, Ramadani beson se Lecce edhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në elitën e futbollit të Italisë.
Sipas tij, Lecce ka kapacitetet e duhura për të bërë një gjë të tillë, duke insistuar se në secilën ndeshje japin maksimumin nga vetja.
Ramadani ka porositur bashkëlojtarët që të harrojnë humbjen nga Como dhe të fokusohen te përballja me Cremonesen, e cila sipas tij është shumë e rëndësishme.
Pjesë e Lecces është edhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Medon Berisha, por që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.