Monday, 27. April 2026
Sport

Ramadani fitoi të artën në Kupën Evropiane të hedhjeve për U-23

GS 11/03/2024 1 Min. Lesezeit

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve për U-23, që u mbajt në Leiria të Portugalisë.

Bursisti olimpik, rezultatin më të mirë e pati 18.54 metra, duke u treguar më i mirë se të gjithë.

Ramadani, medaljen e artë e kishte fituar edhe vitin e kaluar në këtë garë.

Teilen: