Monday, 16. February 2026
Sport

Ramadani gjen rrugën e rrjetës, fitore mbjetese për Leccen

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani shënoi golin e tij të parë në transfertë në Serinë A, i pari në ligë që nga 18 maji (në shtëpi kundër Torinos). Mesfushori kuqezi finalizoi kundër Cagliarit golin e dytë të sfidës në fitoren 2-0.

Në Unipol Domus, pas një pjese të parë me pak raste (Zappa i rrezikshëm me disa gjuajtje), ndeshja u vendos në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, Gandelman shënoi me kokë pas një goditje dënimi të Sottil, ndërsa njëmbëdhjetë minuta më vonë, Ramadani vulosi fitoren.

Me këtë fitore, Lecce ka kaluar Fiorentinën, e cila rikthehet në vendin e tretë nga fundi me 21 pikë, ndërsa Di Francesco ngjitet në 24 pikë, tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, duke u barazuar me Genoan dhe Cremonese-n.

Teilen: