• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadani: Kemi bërë mirë, u munduam të luftojmë me gjigantë

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, është ndarë i kënaqur me performancën në Kampionat Evropian pavarësisht eliminimit.

“Ne e filluam shumë mirë ndeshjen pastaj e pësuam golin, por në pjesën e dytë e morëm veten dhe patëm shumë shanse që do të rezultonin në të paktën një gol”, ka thënë Ramadani.

“Ky grup ishte më i vështiri, dhe mendoj se e kemi bërë maksimumin, jemi munduar të luftonim me gjigantë që luftojnë për kupën e botës ose semifinalista”.

“Mendoj që kemi bërë mirë, por nuk mjaftoi fatkeqësisht, më vjen keq që i dëshpëruam tifozët sot, dhe dua t’i falënderoj të gjithë anë e mbanë botës që kanë ardhë me na shiku, kanë treguar respekt, kanë treguar çfarë janë shqiptarët, se çfarë munden të bëjnë dhe si na mbështesin në këto vende. Jam i kënaqur me veten, edhe trajneri më tha që ke bërë një turne të mirë, por nuk mjafton sepse doja t’i kualifikoja. Nuk dihet akoma, njëherë ikim në pushime”.

Next Post

Kërset dajaku në stadiumin e Duseldorfit, rrahen shqipet me njëri-tjetrin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.