Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Ramadani, lider në Serinë A për numrin e rikuperimeve

GS 08/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani është “rikuperuesi” më i mirë në Serinë A. Sipas statistikave të Ligës së Futbollit, mesfushori i Leçes dhe Kombëtares Shqiptare është me 60 rikuperime, i pari në Serinë A. Pas tij, dy lojtarë të Napolit: Lobotka ( 49 ) dhe Anguissa (45). Belahyane (44) dhe dyshja Duda-Dodò mbyllin pesë vendet e para.

Megjithatë, në dy ndeshjet e fundit, mesfushori kuqezi është konsideruar si një yll në rënie, me Milanin dhe Udinesen ku rendimenti i tij nuk ka qenë në nivelin e mëparshëm. Madje, në humbjen 1-0 në fushën e Udines, goli i kundërshtarit lindi pikërisht nga një gabim i bërë nga ana e tij.

Teilen: