Drita e ka vazhduar kontratën me Zekirja Ramadanin edhe për dy vite. Ky vendim vjen pasi Drita thuajse e ka siguruar titullin në Superligë.
“Puna e mirë duhet të vazhdojë
Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera.
Besimi i klubit ndaj trenerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë.
Së bashku për misione të reja” thuhet në njoftimin zyrtar.