Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka qenë vendimtar në fitoren e Lecces përballë Frosinones në Serie A.
Pas tre muajve pa fitore Ramadani ishte heroi i skuadrës duke i ndihmuar të rrëmbenin tre pikë.
Lecce fitoi 2:1 në sfidën ndaj Frosinones, shkruan lajmi.net.
Ramadani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku në minutën e 89-të, kur Lecce ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, provoi me një goditje nga distanca.
Te Frosinone, për 77 minuta luajti Arijon Ibrahimoviq.
Me fitore, Lecce tubon 20 pikë në vendin e 12-të. Frosinone renditet e 13-ta me 19 pikë. /Lajmi.net/