Sunday, 25. January 2026
Sport

Ramadani më i miri në ndeshjen Lecce – Lazio

GS 25/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë një tjetër paraqitje të madhe në Serie A të Italisë.

Ramadani është shpallur “lojtari i ndeshjes” në duelin Lecce – Lazio, që përfundoi 0:0 dhe u zhvillua të shtunën mbrëma.

Mesfushori shqiptar  bëri shtatë ndërhyrje si dhe fitoi 10 herë topin ndërsa edhe kompletoi 39 pasime nga 44 të tentuara, kësisoj nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.9.

Pas ndeshjes, Serie A ia dha epitetin e lojtarit më të mirë, çmim që Ramadani tashmë e ka fituar disa herë në Serie A.

“Ramadani është lojtari më i mirë i ndeshjes”, shkroi ndër të tjera klubi i Lecces.

Teilen: