Tuesday, 28. April 2026
Sport

Ramadani me Lecce-n duarthatë nga Genoa, një penallti e humbur

GS 28/01/2024 1 Min. Lesezeit

Genoa ka shënuar fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Lecce-s, në takimin e javës së 22-të në Serie A.  

Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, të pafat në duel me Genoa-n. 

Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 90+5.

Ai si zakonisht titullar për Lecce-n por i kthyen duarthatë nga Genoa.

Për Genoa-n shënuan Retegui (70′) e Ekuban (76′) dhe për mysafirët Krstoviq (31′).

Në minutën e 18-të, Krstoviq dështoi nga penalltia duke humbur rastin më të mirë për Lecce-n.

Genoa është në vend të 11-të me 28 pikë e Lecce në të 14-tin me 21 sosh.

Teilen: