Tuesday, 17. February 2026
Sport

Ramadani në 11-shen e javës në Serie A

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani shënoi gol të hënën në fitoren 2:0 të Lecces ndaj Cagliarit.

Për golin dhe paraqitjen ndaj Cagliarit, Ramadani ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Itali.

Formacioni më i mirë i xhiros së 25-të të Serie A është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.

Për Leccen ishte fitore shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitë.

Për mesfushorin Ramadani ishte goli i parë këtë edicion.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ramadani, është i rëndësishëm për Leccen në repartin e mesfushës.

Edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Brajan Gruda, është pjesë e formacionit më të mirë të javës së 22-të të Bundesligës.

Gruda shënoi gol dhe bëri asistim të dielën në barazimin 2:2 të Leipzigut ndaj Wolfsburgut.

Teilen: