• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadani: Normal me çdo fitore rritet vetëbesimi, rritet entuziasmi 

02/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në javën e 12-të të elitës së futbollit të Kosovës, klubi i Dritës nga Gjilani udhëton drejt Therandës për të zhvilluar ndeshjen ndaj FC Suhareka 23.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani në konferencë për medie tha se nesër na pret një ndeshje ndaj një kundërshtari me entusiazëm dhe vullnet.

“Nesër kemi një ndeshje përballë një ekipi me mjaft entusiazëm dhe mjaft vullnet, ndërsa tasht me trajnerin e ri edhe mjaft ‘luftarak’.

Normal që nuk do të jetë e lehtë, objektivat janë të njejta edhe ndaj FC Suharekës.

Por, dihet motivi jonë, dihet qëllimi jonë, dihet se me çfarë synimi kemi dhe jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin. Besoj te kualiteti, besoj te eksperienca e skuadrës sime, besoj në ecuri pozitive”, ka thënë  Ramadani.

Trajneri Ramadani thotë se Drita është e ndërtuar me konkurrencë pozitive dhe ka besim se do ja dalin deri në fund.

“Ne kemi besim që ekipi jonë është ndërtuar me mjaft konkurrencë pozitive, konkurrencë e shëndoshë brenda grupit që na ndihmon në objektivat tona. Presim lojë të mirë, sepse e dijmë që mundemi.

Kam mjaftë eksperiencë brenda grupit dhe edhe kjo më ndihmon që një ditë diçka mungon nuk do ta kem problem për ta zëvendësuar”, potencoi drejtuesi i ekipit tonë.

Ramadani foli edhe për ndeshje e kaluar që përfundoi me fitore.

“Normal me çdo fitore rritet vetëbesimi, rritet entuziasmi që ne të luajmë në atë mënyrë, rritet këmbëngulësia.

Me kë të luajmë do marrim tre pikë dhe kjo duhet të jetë motivi ynë, shtysa jonë për të dhënë maksimumin deri në fund”, theksoi Ramadani.
FC Suhareka – FC Drita zhvillohet nesër (e dielë), në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, ora 13:00.

Next Post

Liverpooli rikthehet i pari, Manchester City bie

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.