Thursday, 20. August 2026
Sport

Ramadani pranë kalimit të Napoli

GS 06/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Ylber Ramadani duket se do të bëjë hapin e madh në karrierë gjatë këtij muaji.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, pritet të largohet nga Lecce për ta vazhduar karrierën te skuadra e Napolit.

Mësohet se Ramadani ka marrëveshje me Napolin dhe po pret dritën e gjelbër nga Lecce, pasi ekipet italiane janë në negociata për transferimin e tij.

Napoli është i gatshëm të ofroj 3 milionë euro për Ramadanin, i cili ka kontratë me Leccen deri në vitin 2026, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Këtë sezon, Ramadani ka 16 paraqitje në kampionat dhe ka bërë 1 asistim, por në tri ndeshjet e fundit të Lecces, ai nuk është aktivizuar fare për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin Marco Giampaolo.

Teilen: