• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadani: Të fitojmë sa më shumë ndeshje. Berisha? Ka cilësi

21/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ylber Ramadani, i kthyer nga pushimet pas kampionatit europian të luajtur me Shqipërinë, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mikrofonat e U.S. Lecce në të cilën foli për eksperiencën e tij të fundit në Gjermani me kuqezinjtë, objektivat e së ardhmes për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Luca Gotti dhe në fund për bashkëlojtarin e tij, si në klub ashtu edhe në kombëtare, Medon Berisha.

Këto janë fjalët e Ramadanit, i cili mëngjesin e sotëm u stërvit me bashkatdhetarin e tij Berisha në Austri: “Kam bërë mirë në Kampionatin Evropian dhe jam rikthyer këtu, tani po filloj një punë tjetër duke shpresuar të kem një sezon të mrekullueshëm”.

“Të gjithë tifozët e Lecce më shkruanin se ishin me mua në Euro2024 dhe ishte një gjë e bukur për mua, një mbështetje që nuk mungoi as në Shqipëri. Me kombëtaren patëm një kampionat të madh evropian, por mund të kishim bërë akoma më shumë”.

“Synimet e mia janë të arrijmë sa më lart, shpëtimi po, por synimi është gjithmonë të fitojmë sa më shumë ndeshje. Kam përgjegjësi të mëdha dhe e njoh mirë mentalitetin e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në këtë sezon”.

“Asgjë nuk mund t’u thuhet tifozëve tanë, ata japin gjithçka në shtëpi dhe me ta mund të bëjmë histori në Serinë A. Berisha? Ai ka luajtur shumë mirë në tre ndeshjet e fundit dhe është vënë re nga trajneri. Duke qenë një lojtar i ri me cilësi të madhe, shpresoj se mund të ketë gjithashtu një sezon të shkëlqyer”.

Next Post

Muhamet Hyseni debuton me humbje në Danimarkë, luan veç 30 minuta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.