• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadani: Të gatshëm për të treguar karakter

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtari i Gjilanit, Besir Ramadani, është shfaqur para mediave në konferencën për shtyp në prag të duelit kampional ndaj FC Malisheva, teksa ka theksuar se ai me bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm për të shfaqur karakter dhe për të marrë pikët e plota.

Mbrojtësi i skuadrës ka vënë në plan të parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe rëndësinë e arkëtimit të pikëve.

“Jemi të vetëdishëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të gatshëm të dalim në fushë, të tregojmë karakter dhe të marrim pikët e plota”, theksoi fillimisht Ramadani.

Ramadani gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe për ta mbajtur sërish portën e paprekur.

“Mbrojtja fillon nga sulmi. Kemi pësuar shumë gola, por kemi filluar të mësohemi edhe të mos pranojmë gola, sikurse në ndeshjen e fundit. Jemi duke punuar shumë në këtë drejtim që të mos pranojmë gola”, përfundoi numri 6 i skuadrës.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Next Post

Morata zhbllokon, Reijnders lartëson: Milani mposht Empolin e Ismajlit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.