Portieri Diant Ramaj nuk do të jetë pjesë e Borussia Dortmundit për sezonin 2026/27.
Ramaj është larguar nga klubi gjerman, por në formë huazimi pasi me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
24-vjeçari është kthyer për herën e dytë në Danimarkë, te skuadra e Copenhagenit që tashmë ka arritur marrëveshje me Dortmundin për huazimin e tij.
Në fakt, Dortmundi veçse e ka zyrtarizuar huazimin e Ramajt te ekipi elitar i Danimarkës për sezonin aktual.
Ramaj ishte huazuar te kjo skuadër edhe në pjesën e dytë të sezonit 2024/25, duke ndihmuar Copenhagenin ta fitojë titullin e kampionit dhe kupën.
Sezonin e shkuar, Ramaj ishte i huazuar te skuadra e Bundesligës, Heidenheimi dhe tani po huazohet për herën e tretë pasi nuk bën pjesë në planet e Dortmundit.
Ai në shkurt të vitit 2025 u transferua te Dortmundi nga Ajaxi për 7 milionë euro.