Ramiz Bytyqi do të jetë pjesë e FC Prishtina edhe për dy vitet e ardhshme.
Klubi i Prishtinës njoftoi zgjatjen e kontratës me futbollistin, duke e quajtur “Rambo” i Prishtinës.
“Vrapues i pandalshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Ky vazhdim kontrate është dëshmi e besimit të ndërsjellë mes lojtarit dhe klubit për objektiva të mëdha në të ardhmen.”