• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rami pas prezantimit te Kosova: Falënderoj Federatën që më kanë besuar këtë punë

22/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rami Hadar është trajneri që do ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

Prezantimin e trajnerit izraelit e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu.

  

Rami do jetë përzgjedhës i ‘Dardanëve’ për ndeshjet parakualifikuese në Eurobasket 2025.

Pas prezantimit të tij si përzgjedhës i Kosovës, ai u shpreh i lumtur që iu besua kjo punë.

“Falënderoj Federatën për mundësinë e dhënë dhe këtë e shoh si sfidë në karrierën time që më është besuar kjo punë. Mund të them se gjatë tre muajve këtu, kam mësuar shumë për kulturën e juaj dhe kam takuar njerëz fantastik që më kanë pritur mirë, ndihem si pjesë e këtij vendi. Jam tepër krenar dhe do të jap më të mirën për këtë punë që të kemi rezultate të mira. Besoj në pasionin, ekipin dhe gjithë përkrahjen që do ta kem. Kështu që, falënderoj të gjithë Federatën që besoi në mua, për të ma dhënë ekipin. Jam i bindur se do të kem rezultate të mira”, ka deklaruar Hadar.

Hadar gjithashtu tha se planifikon prurje të reja në kombëtare duke përfshirë edhe natyralizime të tjera përveç atyre katër që janë momentalisht në kombëtare.

Në lidhje me përzgjedhjen e Hadar, i pari i FBK së bëri të ditur se vendimi ishte marrë disa javë më parë dhe jo për shkak të suksesit që ai pati me Pejën ku u shpall kampion i Kosovës duke e mposhtur Trepçën në finale./Lajmi.net/

  


Next Post

Nga Kupa e Botës te finalja e Champions League, UEFA përcakton arbitrin e 10 qershorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.