Duke qenë një lojtar i lirë tash e dy muaj pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, Sergio Ramos pritet që të bëhet shumë shpejtë më skuadër të re..
Klubi i Arabisë Saudite Al-Ittihad, i cili ka në radhët e veta ish-bashkëlojtarin e Ramosit, Karim Benzema, ka qenë i interesuar për nënshkrimin e 37-vjeçarit, po ashtu edhe gjigantët turk Galatasaray. Megjithatë, asnjëra prej këtyre dy skuadrave nuk është aktualisht favorit për nënshkrimin e tij.
Është Sevilla ajo që duket se është në pole position për shërbimet be spanjollit. Sipas mediave spanjolle, Ramos është në bisedime me “Los Nervionenses”, të cilët i kanë ofruar një kontratë për t’u kthyer në klub, përcjellë KosovaPress.
Ramos erdhi nga akademia e të rinjve te Sevillas, megjithëse ishte vetëm një vit në ekipin e parë përpara se të kalonte te Real Madridi. Në fillim të kësaj vere, ai u raportua se iu ofrua Andaluzianëve dhe marrëveshja mes palëve mund të mbyllet në orët e ardhshme.