• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

12/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sergio Ramos ka refuzuar një ofertë të re për të vazhduar karrierën e tij, sipas mediave spanjolle.

Skuadra e madhe braziliane Botafogo dëshironte të transferonte mbrojtësin veteran, por Ramos vendosi të refuzojë ofertën dhe të vazhdojë të presë mundësinë që do të përfaqësonte vazhdimin e karrierës së tij ashtu siç dëshiron.

Ramos festoi ditëlindjen e tij të 38-të në mars dhe është pa klub pasi u largua nga Sevilla në fund të sezonit të kaluar.

Shkak për ndërprerjen e negociatave me Botafogën dyshohet se ishte shuma që kërkonte lojtari, të cilën klubi e gjykoi si shumë të lartë.

Qendërmbrojtësi me përvojë e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Real Madrid, për të cilin luajti 671 ndeshje nga viti 2005 deri në 2021, me një paraqitje të shkëlqyer për një mbrojtës prej 101 golash dhe 40 asistimesh.

Me klubin mbretërorë  ai fitoi pesë tituj në kampionatin spanjoll, dhe katër herë Ligën e Kampionëve, derisa në total ka fituar 22 trofe me Los Blancos.

Ai është dy herë kampion i Francës me Paris Saint-Germain, për të cilin luajti në 58 ndeshje, ndërsa karrierën e ka nisur te Sevilla në La Liga.

Ramos po pret një ofertë të duhur si nga Evropa ashtu edhe nga MLS amerikane apo Superliga e Arabisë për ta vazhduar karrierën.

Next Post

​Kosova me tre xhudistë në Grand Prix-in e Zagrebit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.