Arrihet marrëveshja, Ramos pranon të rikthehet te Sevilla.
Sergio Ramos do të rikthehet te Sevilla pas 18 vjetësh.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë ka një marrëveshje verbale mes palëve, shkruan Gazeta Express.
Marrëveshja thuhet se është afatshkurtër, me Ramosin që vendosi për rikthim te Sevilla – pavarësisht ofertave nga Al-Ittihad dhe klubet turke.
Mbrojtësi spanjoll në “Ramon Sanchez Pizjuan” po rikthehet si futbollist i lirë.
37-vjeçari kishte debutuar me ekipin e parë të Sevillas në vitin 2004. Pas vetëm një viti ai ishte transferuar te Real Madridi, ku qëndroj deri në vitin 2021.
Ramos pastaj kaloi te Paris Saint-Germaini, nga ku u largua në verën e këtij viti.