Saturday, 29. August 2026
Sport

Ramos shpërthen te Milani: Gol, festë dhe një premtim i madh për shokët e skuadrës

GS 29/08/2026 2 Min. Lesezeit

Gonçalo Ramos ka përjetuar një mbrëmje të veçantë me fanellën e Milanit, duke shënuar golin e tij të parë për kuqezinjtë në fitoren ndaj Venezias.

Sulmuesi portugez, i cili në ndeshjen hapëse ndaj Torinos kishte treguar angazhim të madh në presing dhe kombinime të mira me shokët e rinj të skuadrës, këtë herë arriti edhe të gjente rrugën e rrjetës.

Ramos pati disa mundësi për të shënuar gjatë pjesës së parë, por nuk u dorëzua. Në fund, ai realizoi një gol të bukur që zhbllokoi takimin dhe i dha Milanit një avantazh të rëndësishëm, përcjell ORAinfo.

Premtimi i Ramosit për shokët e skuadrës

Pas ndeshjes, Ramos zbuloi se kishte bërë një premtim për shokët e rinj të skuadrës: nëse do të shënonte, do t’i qeraste të gjithë me darkë.

I pyetur nga DAZN nëse do ta mbante premtimin, sulmuesi portugez u përgjigj me buzëqeshje:

“Po, herët a vonë do ta nxjerr të gjithë ekipin për darkë.”

Goli ishte veçanërisht i rëndësishëm për Ramosin, pasi ai kishte humbur disa raste të mira para se të gjente rrjetën. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në mentalitetin e tij dhe sulmuesi vazhdoi të kërkonte golin deri në momentin kur e realizoi.

Tani mbetet të shihet se kur do të zhvillohet darka e premtuar nga numri 9 i Milanit. Nëse gjithçka shkon sipas traditës, festa e parë e Ramosit me shokët e rinj të skuadrës mund të jetë po aq interesante sa edhe goli i tij i parë. /ORAinfo/

Teilen: