Thursday, 26. March 2026
Sport

Ramos tek Beshiktashi? Reagon klubi turk: Ja si qëndron e vërteta

GS 22/08/2023 2 Min. Lesezeit

Serxhio Ramos dhe Anderson Taliska nuk do të jenë futbollistë të Beshiktashit. Lajmi u konfimua nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet e ditur se kanë pasur kontakte me futbollistët por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.

3718533-75660588-2560-1440

“Këtu është deklarata jonë në lidhje me futbollistët profesionistë Anderson Taliska dhe Serxhio Ramos, të cilët janë të lidhur me klubin tonë në mediat e shkruara dhe vizuale dhe mediat sociale:

Në axhendën e transferimeve të klubit tonë ishin edhe futbollistët e suksesshëm Anderson Taliska dhe Serxhiio Ramos, të cilët me cilësitë e tyre zënë një vend të rëndësishëm në tregun botëror të futbollit, të cilat çdo klub, çdo president dhe çdo trajner do të dëshironte t’i shihte në stafin e tyre.

Në këtë drejtim patëm kontakte me Anderson Taliska dhe klubin e tij dhe negociata me Serxhio Ramos, të cilat u zhvilluan duke pasur parasysh interesat e klubit tonë, por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.

Me respekt i paraqesim informacionet e publikut dhe fansave tanë”, shkruhet në profilin e tyre

PANORAMASPORT.AL

Teilen: