Gallatasaraji do të tentojë të ndalë ecurinë e fitoreve në fazë të grupeve të Bajernit, pse jo edhe prishjen e trendit pozitiv në rezultate, të cilat kanë shkuar në 36 ndeshje pa humbje. “RAMS Park”, emri i stadiumit të Gallatasarajit, i cili është inauguruar në vitin 2011.
Ai ka kapacitete prej 52.223 vendesh dhe përkon si i dyti më i madh në Turqi pas stadiumit olimpik “Atatürk” (76.000 spektatorë).
Bajerni nuk e ka pasur kurrë fatin të luajë aty, por kombëtarja gjermane e ka bërë sefte në vitin 2011, periudhë kur “pancerat” mposhtnin me shifrat 1-3 Turqinë në fazën e kualifikueseve “Euro 2012” me golat e Mario Gomezit, Tomas Mylerit dhe Bastian Shvajnshtaigerit.
Në sezonin aktual Gallatasaraji nuk e ka nuhatur shijen e humbjes dhe atmosfera e zjarrtë që krijohet nga tifozëria vendëse, është parë si tabu për kundërshtarët të dalin me fitore.
Bavarezët do të tentojnë ta thyejë këtë “damkë” mbrëmjen e sotme, të udhëhequr nga Sane-Kejn si kërcënuesit më seriozë në kuadratin e portierit vendës Muslera.
PANORAMASPORT.AL