• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rangersi me ofertë për Rrahmanin

21/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi nga Skocia, Rangersi ka bërë gati ofertën për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani.

Mediumet skoceze kanë bërë të ditur se Rangersi do të ofrojë deri në 8 milionë euro për ta bindur Rapidin e Bukureshtit në lirimin e sulmuesit 23-vjeçar.

Madje, thuhet se skautët e Rangersit e kanë përcjell nga afër Rrahmanin dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e tij. Rrahmani te skuadra skoceze po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe Rangersi do të bëjë të pamundurën për transferimin e tij.

Rrahmani pritet të largohet këtë verë nga Rapidi pas një edicioni fantastik në Rumani, ku shënoi 17 gola dhe bëri 5 asistime në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Rapidit vitin e shkuar nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri në vitin 2026. Krahas Rangersit, interesim për Rrahmanin kanë shfaqur edhe Napoli, Aston Villa, Benfica, Werder Bremeni dhe skuadra nga Çekia e Hungaria.

Next Post

Statistikat/ Golat dhe fitoret, njihuni me shifrat e makinerisë “Siti”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.