• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rangersi nuk heq dorë nga Albion Rrahmani

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i Superligës së Skocisë, Rangers do të bëjë edhe një tentim të fundit për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani.

Mësohet se Rangersi do të mundohet ta bind Rapid Bukureshtin për ta liruar Rrahmanin këtë muaj, përkundër faktit që ekipi nga Rumania insiston se 23-vjeçari nuk do të shitet.

Në fakt, Rangersi po mbledh fonde për të bërë një ofertë të kënaqshme për Rapidin, ekip me të cilin Rrahmani ka kontratë deri në vitin 2026.

Rangersi tashmë ka nxjerr në shitje sulmuesin Cyriel Dessers dhe me paratë nga shitja e tij po shpresojnë ta transferojnë Rrahmanin.

Për Rrahmanin, Rapidi po kërkon 6 milionë euro si dhe mbajtjen e 20% të kartonit të tij, ofertë kjo që po përgatitet nga Rangersi.

Rrahmani po shihet si përforcim i duhur te Rangersi, duke pasur parasysh formën e tij të mirë që e shfaqi sezonin e shkuar në Rumani, ku realizoi 17 gola. Këtë sezon, Rrahmani ka 1 gol e 1 asistim në dy paraqitje në Superligën rumune.

Ai është pjesë e Rapidit prej verës së shkuar kur iu bashkua nga Ballkani për 600 mijë euro.

Next Post

Ballkani, Drita dhe Deçiqi, kërkojnë fitore në Evropë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.