Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka përditësuar të enjten (sot) ranglistën e kombëtareve.
Kombëtarja e Kosovës tani renditet në pozitën e 108-të në ranglistën e FIFA-s, shkruan lajmi.net.
Para kësaj, “Dardanët” renditeshin në vendin e 107-të, pra ka rënë për një vend në ranglistë.
Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të zhvilluara në qershor nuk ka marrë rezultatet e duhura, duke zhgënjyer sidomos në ndeshjen e dytë kundër Bjellorusisë.
Kosova që u drejtua në ato ndeshje nga trajneri Alain Giresse barazoi 0:0 me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërkohë humbi 2:1 nga Bjellorusia në Budapest./Lajmi.net/