“Lazio është skuadër shumë e frikshme, po kalon një moment të jashtëzakonshëm. Por derbi është histori më vete.” Claudio Ranieri pret një sfidë të bukur në derbin e kryeqytetit, që zhvillohet të dielën, në ‘Olimpico’. Verdhekuqtë janë plot besim dhe mund të synojnë një surprizë, pavarësisht 15 pikëve diferencë në renditje.
“Tani duhet të eliminojmë defektet, por anija është kthyer të lundrojë,” shpjegoi trajneri me përvojë. “Pellegrini? Do ta aktivizoj sapo të jetë i qetë. Ai vuan presionin e tifozëve. Nuk është e lehtë të luash në shtëpi; nëse bën një gabim të vogël, ngarkohesh me negativitet. Ai është jashtë për arsye psikologjike.”
Dy ditë para derbit është koha për të bërë një analizë të parë:
“Dhjetori na bëri të kuptojmë se jemi një ekip që ka arritur të bashkohet përsëri, jemi një skuadër,” deklaroi Ranieri. “Nuk e di ku mund të arrijmë, sinqerisht nuk u kam premtuar skuadrave të mia asgjë tjetër përveç punës, sakrificës dhe dëshirës për të dhënë maksimumin në çdo moment të çdo ndeshjeje. Tani jemi të gjithë të bashkuar, tifozët po bëjnë pjesën e tyre. Friedkin kanë investuar shumë para; është momenti t’u japim atyre disa kënaqësi.”
Së fundmi, një informacion mbi formacionin:
“Çelik ka temperaturë, duhet të vlerësojmë pozicionin e tij në prag të derbit.”