Wednesday, 4. March 2026
Sport

Ranieri shpërtheu në lot pas suksesit të Cagliarit

GS 12/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e së dielës, Cagliari siguroi një biletë për në Serie A. Në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it, skuadra e Claudio Ranierit mundi minimalisht Barin në fushën e kundërshtarit, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores në minutën e katërt shtesë të pjesës së dytë.

Pas fishkëllimës së fundit, Claudinho Ranieri, trajneri i Cagliarit, nuk i ka mbajtur dot lotët.

YouTG.NET - Ranieri: "Le mie lacrime? Cagliari mi fa questo e altro, è al  primo posto nel mio cuore"

Gjatë karrierës së tij, Ranieri ka punuar për shumë klube. Një nga sukseset më të rëndësishme të këtij trajneri është titulli anglez me Leicesterin, i fituar në vitin 2016. /G.D abcnews.al/

Teilen: