• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ranieri “shpëtimtari” i Romës, trajneri veteran zyrtarizohet në krye të pankinës së klubit të njohur italian

14/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma zgjedh Klaudio Ranierin. Trajneri i njohur italian rikthehet të bëjë rolin e teknikut të klubit kryeqytetas për herë të tretë në karrierë pas eksperiencave në 2009 dhe në 2019.

Takimi në Londër të mërkurën me presidentin Friedkin ishte pozitiv dhe klubi verdhekuq vendosi të emërojë në krye të stolit veteranin e pankinave, 73-vjeçarin Klaudio Ranieri.

Ai do të qëndrojë në këtë post vetëm për këtë sezon, dhe më pas do të marrë një post drejtuesi në klubin e madh roman, konkretisht drejtor teknik me fuqi të konsiderueshme në vendimmarrje.

Ranieri u zgjodh nga bosi amerikan i Romës përpara emrave të tjerë si Roberto Mancini, Rudi Garsia, Vincenco Montela dhe Maks Alegri.

Klaudio Ranieri është një personazh i pankinave në trajnerin italian dhe atë europian.

Përveç Kaljarit, Romës dhe Valencias që i ka drejtuar më së shumë se njëherë, ai ka punuar edhe tek Aletiko Madrid, Juventus, Napoli, Fiorentina, Chelsea, Parma, Inter, Monaco apo Sampdoria.

Natyrisht arritja më e pabesueshme ishte në Angli, teksa shpalli kampione një skuadër si Leister në Premier lige, kur askush nuk e imagjinonte.

Detyra tek Roma në këtë moment të sezonit është e vështirë aq më tepër që për mungesë rezultatesh janë shkarkuar dy trajnerë në më pak se tre muaj, konkretisht De Rosi dhe Ivan Juric.

Në kampionat skuadra ka grumbulluar vetëm 13 pikë në 12 javë. Kalendari menjëherë nuk e favorizon pasi mes kampionatit dhe Europës do të ketë përballë Napolin, Tottenham dhe Atalanta, por Ranieri pikërisht për këtë gjë është thërritur, të rikthejë qetësinë në një klub ku situata është shumë problematike në ekip po e po, por edhe mes tifozëve, aty ku Klaudio është shumë i dashur.

Next Post

Pasi konfirmoi lidhjen me reperin 24-vjeçar, Wanda Nara denoncon Icardin për dhunë dhe vjedhje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.