Raphinha ka zbuluar se ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë verës së kaluar, por gjithçka ndryshoi pas një telefonate vendimtare nga trajneri i ri, Hansi Flick.
Mesfushori brazilian rrëfen se vetëm mbështetja e trajnerit gjerman e bindi të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te katalanasit.
“Nuk isha vetëm unë që mendova [për largim]; shumë njerëz donin që unë të largohesha. Shumë tifozë, ndoshta bordi, nuk ishin të kënaqur me atë që po bëja, shumë njerëz [donin që unë të largohesha]”.
“Unë jam dikush që mendon se nëse nuk je i mirëpritur diku, është më mirë të mos jesh aty. Nuk ka kuptim të përplasësh kokën në mur. I kam të qarta gjërat”.
“Nëse nuk më donin këtu, po largohem. Kam qëllime personale; dua të luaj. Ndoshta para se të fillonte sezoni, mendova se nuk do të luaja, por e di kush jam. E di si kujdesem për veten, si i përkushtohem profesionit tim dhe e di që kur ndryshoi trajneri, pata një mundësi të re për të treguar potencialin tim dhe mënyrën time të punës”.
“Kjo më bëri të mendoja për të qëndruar. Trajneri [Hansi Flick] më kishte telefonuar dhe më kishte thënë se po mbështetej tek unë. Ajo telefonatë ishte shumë e rëndësishme sepse ndryshoi mënyrën time të të menduarit”.
“I vetmi person që mund të më kishte ndaluar [të largohesha] ishte ai [Flick], dhe ai e bëri”, deklaroi Raphinha për Sport.
Telefonatat e Flick rezultoi vendimtare: Raphinha shpërtheu me 34 gola dhe 25 asiste, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë gjithçka që ishte e mundur në Spanjë.