• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Raphinha i prin listës së Topit të Artë, Salah ka rënë nga pozita

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ceremonia e Topit të Artë për vitin 2025 do të mbahet të hënën e 27 tetorit.

Deri atëherë, do të ketë një garë të fortë mes futbollistëve për të marrë çmimin më prestigjioz individual.

Mohamed Salah që deri javën e kaluar po i printe garës, tashmë ka rënë në disa pozita, me brazilianin Raphinha që po llogaritet si favorit.

Arsye për këtë duket të jetë eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve dhe humbja e finales së Carabao Cup.

Raphinha, si kapiten i Barcelonës, po e udhëheq skuadrën drejt triumfit në La Liga, derisa në Ligën e Kampionëve është në çerekfinale dhe është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Në vend të dytë momentalisht është Kylian Mbappe i Real Madridit, me francezin që ka shënuar 31 gola deri më tash në të gjitha garat me “Los Blancos”.

I treti është i riu i Barçës, Lamine Yamal, që po tregon paraqitje shumë të mira me Blaugranasit.

I katërti në listë është Harry Kane i Bayern Munchenit, i cili me shumë gjasë do ta fitojë trofeun e parë në karrierë, me bavarezët që po shkojnë sigurt drejt titullit të kampionit.

Në vend të pestë është momentalisht Ousmane Dembele nga PSG-ja. Francezi po e mban mbi super Parisin në Ligën e Kampionëve dhe në elitën e futbollit francez, duke qenë top golashënuesi i ekipit.

Mohamed Salah që ishte i pari, tashmë zë pozitën e gjashtë në këtë listë, të përpiluar nga “GOAL”

Next Post

Trump, presion ndaj Pochettino-s: SHBA të fitojë Botërorin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.