Një lojtar i rëndësishëm i Barcelonës këto ditë, Raphinha zbuloi se nuk e kishte të lehtë adaptimin kur mbërriti në Katalonjë, në sezonin 2022/23, dhe pranoi se mendonte të largohej, duke argumentuar se futbolli është i vështirë.
“Nëse punon shumë dhe dëshiron të kesh një karrierë futbolli, nuk duhet të heqësh dorë. Kisha shumë arsye për t’u dorëzuar, për të lënë mënjanë futbollin dhe për të vazhduar jetën time. Është një profesion që të shkatërron. Kisha momente kur kthehesha në shtëpi dhe nuk e dija nëse do të ngrihesha në mëngjes për të stërvitur sërish. Kam qarë shumë”, tha ai në programin Tu diràs, në RAC1.
“Bëj punë psikologjike sepse e pashë që është shumë e rëndësishme. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë sepse ndihmon shumë. Nëse nuk kujdesesh për veten, futbolli të shkatërron. Është shumë e lehtë të biesh në depresion dhe të lëmë gjithçka pas”, shtoi sulmuesi brazilian.
/GazetaBlic Sport/