• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rapid mbush arkat me “Dardanët”, klubi pranë rekordit historik me Rrahmanin

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë dy sesioneve të fundit të merkatos, klubi rumun i Rapid Bukureshti e mbushi sulmin me lojtarë të rinj e cilësorë shqiptarë, me tre “Dardanët” e Kosovës, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani e Florent Hasani, që kanë bërë aq mirë në elitën e Rumanisë, saqë dy prej tyre pritet të nisin një aventurë të re gjatë verës.

Konkretisht, Ermal Krasniqi është pranë transferimit te çekët e Sparta Prague aty ku do të bashkohej me dy shqiptarë të tjerë si Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

Oferta e kampionëve të Fortuna Liga është me një vlerë prej 2.5 milionë euro dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime të tjera për lojtarin që këtë sezon në elitën rumune shënoi gjashtë gola.

Ndërkohë, sa i takon Albion Rrahmanit është klubi i Rangers në Skoci që shfaq interes, me “gjigantët” skocezë, që janë të gatshëm të shpenzojnë deri në gjashtë milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit që në këtë sezon shkëlqeu duke shënuar 17 gola në 25 ndeshje dhe nëse ky transferim do të mbyllej me sukses, atëherë “Dardani” do të shndërrohej në lojtarin më të shtrenjë që shitet nga klubi rumun. /

Next Post

Sondazhe për një mbrojtës krahu te Milani, si anësor pëlqehet Tsigankov

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.