Meriton Korenica nuk e ka të sigurt të ardhmen te skuadra e Clujit pasi edhe një ekip tjetër nga Rumania është futur në garë për shërbimet e tij.
Pas Craiovas, interesim për mesfushorin kosovar ka shprehur edhe Rapidi i Bukureshtit, i cili së shpejti pritet të bëjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.
Te Cluji, janë të gatshëm ta shesin Korenicën këtë verë por vetëm nëse marrin një ofertë prej 2 milionë eurosh.
Korenica është njëri prej futbollistëve më të vlerësuar në futbollin rumun, ndërsa me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
29-vjeçari është pjesë e Clujit prej vitit 2024 dhe në katër ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, Korenica ka shënuar 1 gol.
Më herët interesim për Korenicën kishte edhe nga SHBA, Italia e Arabia Saudite.