Avancimi i teknologjisë ka bërë që forcat e rendit të përballen me sfida të reja në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll gjatë eveneteve të rëndësishme.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare FBI ka bërë një bilanc të punës së kryer gjatë muajit të Botërorit.
Kështu në njoftim kjo agjenci ka bërë me dije se gjatë ditëtëve të Botërorit 2026 në 11 stadiumet ku janë luajtur ndeshjet ka hetuar mbi 1600 dronë. Prej tyre mësohet se ka mundur që të sekuestrojë plot 700.
Siç dihet gjatë eventeve të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar ngritja e dronëve. Ky fenomen sipas FBI po kthehet në një problem pasi me kalimin e muajve vihet re rritja e numrit të dronëve. A.V.