Saturday, 23. May 2026
Sport

Raportohet se është sulmuar me bombë shtëpia e ish-futbollistit kroat

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Një person i panjohur rreth 50 minuta pas mesnate ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Hercegovacka’ në Zagreb, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia e Zagrebit thotë se nga incidenti nuk ka të lënduar dhe se hetimet policore janë duke vazhduar.

E siç mësohet jozyrtarisht Jutarnji list, kjo është shtëpia ku jeton ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit Andy Bara.

Nëse kamerat e vëzhgimit kanë mundur të regjistrojnë diçka, do të zbulohet nga hetimi, por nuk dihet nëse ai ka marrë ndonjë kërcënim apo paralajmërim./Lajmi.net/

Teilen: