Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani pritet të largohet nga skuadra e Clermontit gjatë kësaj vere, kanë njoftuar të hënën mediumet franceze.
Bëhet e ditur se Rashani është në mesin e disa futbollistëve, në të cilët trajneri Sebastien Bichard nuk llogarit për sezonin 2024/25.
ADVERTISEMENT
Rashani tashmë është njoftuar nga klubi i kategorisë së dytë franceze për të kërkuar ambient të ri dhe nuk po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Madje, nuk është ftuar as për fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri. 31-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e Clermontit dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Sezonin e shkuar, Rashani shënoi dy gola dhe bëri një asistim në Ligue 1 por Clermonti përfundoi i fundit në tabelë për të rënë në një kategori më poshtë. Rashani ka edhe 25 paraqitje dhe 4 gola të shënuar për Kombëtaren e Kosovës.