Monday, 27. April 2026
Futboll

Rashford e ka të qartë të adhmen; patjetër Barcelonën dhe askënd tjetër

GS 27/04/2026 2 Min. Lesezeit

Marcus Rashford, autor i golit të dytë në fitoren e madhe ndaj Getafe, nuk konsideron asnjë të ardhme tjetër profesionale përveçse të luajë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Edhe pse ka kontratë me Manchester United deri më 2028, planet e tij nuk përfshijnë rikthimin atje, por qëndrimin në “Camp Nou”, ku beson se stili i Barçës i përshtatet më shumë.

Sulmuesi anglez mendon se po i justifikon pritshmëritë me statistikat e tij: ka marrë pjesë në 26 gola në 2.333 minuta lojë, me 13 gola, 11 asistime dhe 2 penallti të fituara. Kjo do të thotë një kontribut çdo 89 minuta, shifër që nuk arrihet as te Barça, as te Real Madridi apo Atlético Madridi.

Rashford është i bindur se do të qëndrojë. Më herët ka pasur një marrëveshje paraprake nëse Barça aktivizon opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh, i vlefshëm deri në qershor. Megjithatë, operacioni mbetet i vështirë. Barça kërkon ulje të çmimit, ndërsa mosha e tij (29 vjeç në tetor) nënkupton kontratë të shkurtër dhe amortizim të lartë.

Ai madje është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e pagës për ta realizuar transferimin, duke dashur ta zgjidhë para Kupës së Botës. Në klub vlerësojnë adaptimin dhe sjelljen e tij, ndërsa trajneri Hansi Flick e konsideron të rëndësishëm, pavarësisht disa dyshimeve për vendimet dhe performancat në disa ndeshje.

 

Teilen: