• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rashford ka vendosur cilit klub dëshiron t’i bashkohet, por ka një problem të madh

04/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marcus Rashford tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në rast largimi nga Manchester United, por ka një problem të madh.

Rashford ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta pasi pranoi se ai është i gatshëm për një aventurë të re.

Ai dha një intervistë pasi nuk u ftua nga Ruben Amorim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, me 27-vjeçarin që u rikthye në skuadër ndaj Newcastle United.

Sidoqoftë, Rashford ndonëse u rikthye me ekipin, ai nuk u fut fare në lojë nga banka rezervë, teksa ekipi i tij u mposht me rezultat 2-0 në ‘Old Trafford’.

Me afatin kalimtar të janarit tashmë të hapur, ylli i Man United është lidhur fortë me një largim nga klubi.

Tashmë është bërë e ditur nga gazetari Alex Crook se dëshira e reprezentuesit anglez është që t’i bashkohet Barcelonës.

Sidoqoftë, një kalim i tij i mundshëm në Spanjë vështirë se mund të ndodhë, kjo për shkak se La Liga ua ka pamundësuar gjigantit spanjoll të regjistrojë lojtarë të rinj, me Dani Olmon që tashmë është ‘viktimë’ e këtij vendimi.

Kështu që, në rast se Rashford nënshkruan për Barcelonën këtë muaj, ai me gjasë nuk do të ishte në gjendje të lunate për ta këtë sezon për shkak të problemeve të klubit me regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Next Post

PSG, Luis Enrique siguron: Duam të fitojmë çdo trofe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.