“Sa më përket mua, nuk kam dyshime për të ardhmen time. Dua të qëndroj te Barcelona”. Kjo është dëshira e Marcus Rashford për të ardhmen e tij. Sulmuesi anglez mbërriti në Katalonjë këtë verë në huazim nga Manchester United.
Blaugranët gjithashtu kanë një opsion prej 30 milionë eurosh për ta kthyer huazimin në një marrëveshje të përhershme. Megjithatë, zyrtarët e Barcës nuk e kanë konfirmuar ende nëse Rashford do të blihet menjëherë.

