Thursday, 9. April 2026
Sport

Rashford reagon për penalltinë e mosakorduar: Rastet e tilla janë gjithmonë 11-metërsha

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford ka reaguar lidhur me një nga momentet më të diskutueshme në ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions League, e cila përfundoi me fitoren 0:2 të mysafirëve.

Bëhet fjalë për një incident ku mbrojtësi i Atletico Madridit, Marc Pubill, preku topin me dorë pas një pasimi nga portieri, në një situatë që shkaktoi shumë polemika.

Megjithatë loja ende nuk kishte nisur zyrtarisht në atë moment.

Pavarësisht kësaj, Rashford e sheh ndryshe situatën, duke e konsideruar si një penallti të pastër.

“Është e qartë, është penallti… gjithmonë jepet si penallti”, u shpreh ai.

Teilen: