Tuesday, 31. March 2026
Sport

Rashica 75 minuta, Besiktas kualifikohet në fazën e grupeve 

GS 31/08/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me Besiktas-in, janë kualifikuar në fazën e Grupeve të Conference League. 

Besiktas si vendas e mposhti me 1:0 Dynamon e Kievkit nga Ukraina, në sfidën e kthimit të play – off-it.  

Rashica është paraqitur 75 minuta, duke e ndihmuar skuadrën drejt fitores.

Futbollisti Aboubakar ka shënuar në minutën e 52-të.

Dynamo edhe takimin e parë e ka humbur me rezultat 3:2.

Teilen: