Friday, 15. May 2026
Sport

Rashica bëhet me trajner të ri, ish-sulmuesi i Turqisë merr drejtimin e Besiktas

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i Besiktasit ka njoftuar zyrtarisht se Burak Yilmaz do të jetë trajneri i ri i skuadrës.

  

Ish-lojtari i Lille, Galatasaray dhe sulmuesi i Kombëtares së Turqisë është ngritur nga pozita e asistent-trajnerit në trajner, ka konfirmuar klubi i Besiktas.

Yilmaz i janë dhënë detyrat e plota të trajnerit, pas shkarkimit të Senol Gunes

Kjo gjë do të thotë se ylli i Kosovës, Milot Rashica do ta ketë trajner ish-bashkëlojtarin e Edon Zhegrovës te Lille.

  

  


Teilen: