Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica është kthyer me asistim dhe fitore te skuadra e Beshiktashit pas rikuperimit nga lëndimi.
Rashica ishte i pazëvendësueshëm në fitoren 4:0 te Beshiktashit në duelin e mbetur në udhëtim te Kayserispori.
Madje, Rashica asistoi në golin e katërt të shënuar nga Beshiktashi në fillim të pjesës së dytë për ta konfirmuar paraqitjen e tij të mirë.
Për Rashicën, ky ishte asistimi i dytë këtë sezon në 6 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa i pari në kampionat.
Bëhet e ditur se kjo paraqitje e Rashicës ka bindur trajnerin Sergen Yalcin që ta projektojë 29-vjeçarin startues edhe në duelin e radhës kundër Kocaelisporit.