Beshiktashi ka vendosur të ndajë rrugët me Milot Rashicën, nëse ndërkohë e transferon një futbollist tjetër të krahut të djathtë.
Kështu ka shkruar të mërkurën “Milliyet” dhe mediume të tjera turke.
“Nëse Beshiktashi e transferon edhe një lojtar sulmues të krahut të djathtë, do të ketë tre të huaj në atë pozitë. Në klub janë të kënaqur me Vaclav Cernyn, kështu që bardhezinjtë me shumë gjasë do të ndajnë rrugët me Milot Rashicën në këtë skenar”, ka shkruar “Milliyet”.
Rashica ka edhe një vit kontratë me klubin e madh turk. Ai ka 13 gola e 25 asistime në 119 paraqitje për Beshiktashin.
Teilen: