• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rashica kthehet, Muçi i mungon Beshiktashit në vikend

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e këtij muaji të Ligës së Kombeve për shkak të lëndimit, Milot Rashica këtë vikend do të jetë i gatshëm për lojë te skuadra e Beshiktashit.

Rashica ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të jetë titullar kundër skuadrës së Goztepes, ndeshje kjo që do të luhet të dielën në kuadër të xhiros së 13-të.

Për dallim prej Rashicës, reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Beshiktashit për këtë përballje.

Muçi u dëmtua në humbjen e Shqipërisë nga Ukraina në Tiranë dhe duhet të pauzoj të paktën për një javë për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Beshiktashi, aktualisht është i pesti në Superligën turke me 21 pikë të grumbulluara kurse Rashica ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 4 asistime në 8 paraqitje kampionale.

Next Post

Tri alternativat e Juventusit për të befasuar Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.